Union der Islamisch-Albanischen Zentren in Deutschland e.V.

Unsere Vision: Bewahrung und Förderung des kulturellen, religiösen und sprachlichen Erbes in der Diaspora

Dita 12

Ajet Kuranor

“Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shprëblim). Më falënderoni e mos Më mohoni.“
(El-Bekareh: 152).

Hadith profetik

“Kur të lutesh për diçka lutju Zotit, kur të kërkosh ndihmë, kërkoji Zotit e ta dish, se e gjithë dynjaja po të mblidhet për të të bërë një të mirë, nuk do ta bëjnë, nëse nuk ka qenë kader nga Zoti dhe po u mblodh e gjithë bota për të të bërë një të keqe, nuk do të munden ta bëjnë, nëse nuk ka qenë kader nga Zoti. Janë ngritur lapsat dhe janë tharë fletët”.

Duaja e ditës

O Allah! Udhëzoi fëmijët e mi dhe gjithë fëmijët e muslimanëve. Ata janë të rrethuar nga kaq shumë joshje dhe harame . Mbroji ata prej gjithë ndikimeve të këqija, që i rrethojnë. Jepu atyre shokë, të cilët do të forcojnë besimin e tyre dhe ndihmoji ata, që të qëndrojnë në Rrugën e drejtë!

Thënje e urtë

Përmendja e Allahut është jetë për shpirtin dhe shpirt për jetën, është prehje për trupin, qetësi për zemrën dhe rahati për mendjen.
Dhikri është ritual të cilin Zotin e ka ligjëruar për lumturinë tonë

Nach oben scrollen