Esselamu alejkum
Të nderuar vëllezër besimtar,
Unioni i qendrave Islame Shqiptare në Gjermani i uron të gjithë shqiptarët në Gjermani, në mbarë trojet e tyre etnike, por dhe mbarë myslimanët anembanë botës:
“Gëzuar për shumë vjet festën e madhe të Kurban Bajramit!”
Zoti ynë thotë në Kuranin fisnik: “..dhe dijeni se tek Zoti nuk shkon as mishi e as gjaku i kurbanit, por tek Zoti arrin devotshmëria juaj, prandaj Zoti ua nënshtroi kafshët që të falënderoni dhe lartësoni emrin e Tij për çka ju ka drejtuar dhe përgëzoji bamirësit”.
Të bësh kurban, do të thotë të fusësh gëzim në familjen tënde, t`i gëzosh fëmijët e tu dhe ta dinë edhe ata se ç`do të thotë dashuri për Zotin, do të thotë të fusësh gëzim tek njerëzit e tu të afërm, tek komshinjtë e tu dhe tek fukarenjtë, të cilët presin se kush do t`i shikojë ditën e Bajramit. Kurbani që bën, është shenjë falenderimi ndaj Allahut (xh.sh), i Cili të ka dhënë shumë dhe kërkon pak. Pasha Zotin, Ai nuk ka nevojë as për mishin e as për gjakun e kurbanit, por tek Zoti shkon vetëm bindja jonë ndaj Tij.
Po ashtu i urojmë të gjithë Haxhijve Haxh dhe adhurime të pranuara!
Zoti ua pranoftë punët tuaja të mira! Gëzuar dhe çdo bajram u gjetë më mirë se tjetri! Zoti e bëftë Bajramin festë në zemrat tona, festë në shtëpitë tona, festë për popullin tonë. I lutemi Allahut (xh.sh), që viti që do të vijë, të na gjejë më afër me Allahun (xh.sh), më afër me shpirtin tonë, më afër me njëri – tjetrin, më larg shejtanit të mallkuar, më larg stresit dhe problemeve. Zoti e bëftë këtë bajram mirësi dhe bekim për mbarë umetin islam!
Me shumë selame dhe respekt: Kryesia e UIAZD-së
[metaslider id=399]