Ajet Kuranor: “…All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme.“(El-Bekare: 222).
Hadith profetik: “Me të vërtetë në trup ka një copë mishi, nëse ajo përmirësohet, i gjithë trupi është mirë, por nëse ajo është e prishur, atëherë i gjithë trupi është i prishur. Kjo copë mishi është zemra.”
Duaja e ditës: Ja Allah! Më mundëso mua të të dua, ashtu siç Ti e meriton të duhesh, më mundëso të frikësohem nga Ty, ashtu siç Ti e meriton të të frikësohem dhe më mundëso t’i shërbej krijesave të Tua të kësaj bote për hir Tënd!
Thënje e urtë: Gjithmonë rikujtoi tri gjëra: Të duash, të sakrifikosh dhe të falësh.
Ki kujdes nga tri të tjera: Të tradhtosh, të mashtrosh dhe të lëndosh.
Mos jeto me tre njerëz: Tradhtarin, injorantin dhe mendjemadhin.
Njerëzve dhuroja tri gjëra: Dashurinë, fjalën e mirë dhe korrektësinë.
Dhe kur e donë një njeri, hulumtoi në të tri gjëra: Sinqeritetin, ndershmërinë dhe besnikërinë.