Union der Islamisch-Albanischen Zentren in Deutschland e.V.

Dita e Ashurasë

Dita e Ashurasë (këtë vit pritet të jetë këtë të shtunë / pasnesër me datë 30.09.2017) është shumë e pëlqyeshme që të agjërohet dhe shpërblimi për të është falja e gjynaheve të vogla të vitit të mëparshëm. Po kështu është e pëlqyeshme që krahas Ditës së Ashurasë të agjërohet edhe dita para saj (29.09.2017).
Ashuraja është quajtur me këtë emër sepse i përket numri dhjetë (ashra), duke qenë se Ashuraja është dita e dhjetë e muajt Muharrem.

Pse e agjërojmë Ashurenë

Kur Profeti (Paqja qoftë mbi të!) erdhi në Medinë, i gjeti hebrenjtë agjërueshëm ditën e ashuresë.
Ai (Paqja qoftë mbi të!) u tha atyre: “Çfar është kjo ditë që po agjëroni?”, ata thanë:
Kjo është një ditë e madhe në të cilën Allahu e shpëtoi Musain (Paqja qoftë mbi të!) dhe popullin e tij, si dhe mbyti në det Faraonin dhe popullin e tij. Musai (Paqja qoftë mbi të!) e agjëroi atë ditë për falenderim, prandaj dhe ne e agjërojmë atë.
I Dërguar i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) tha: “Ne jemi më të meritueshëm dhe më primarët për Musain sesa ju”.
I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) e agjëroi atë ditë dhe urdhëroi që të agjirohet (Bukhari 3943, Muslim 1130).
Ne e agjërojmë atë sipas modelit të Profetit (Paqja qoftë mbi të!) dhe si falenderim ndaj Allahut pët fitoren që i dha profetit të tij, Musait (Paqja qoftë mbi të!).

 

Nach oben scrollen