Union der Islamisch-Albanischen Zentren in Deutschland e.V.

Njoftim

Hapja graduale e xhamijave më 9 Maj

Selam alejkum ve Rahmetullah
I nderuar Imam, Kryesi dhe anëtar i qendrës përkatëse,

Së bashku me bashkësitë fetare myslimane në Këshillin Koordinues të Myslimanëve (KRM), UIAZD ka hartuar udhëzime, rregulla dhe katalogë për komunitetet e xhamive që të zbatojnë këto rekomandime që kështu të mundësohet hapja graduale e qendrave tona.

Udhëzuesi shumëgjuhësh dhe katalogu i kërkesave, përfshirë fletushka dhe postera për xhami, janë në dispozicion këtu (http://koordinationsrat.de/ratgeber-zur-moscheeoeffnung dhe www.uiazd.de). Këto kërkesa dhe rekomandime monitorohen dhe aktualizohen vazhdimisht nëse është e nevojshme.
Hapja e dyerve të xhamijave do të jetë e kujdesshme dhe graduale dhe vlen nga 9 maji i vitit 2020, në mënyrë që të kryejmë adhurimet individuale të detyrueshme në xhami, por jo namazin e Xhumasë, Bajramit dhe Tarâvisë deri në një njoftim të dytë.
Si fillim do ti mundësohet komunitetit musliman falja e namazit të sabahut, drekës dhe iqëndisë në xhami. Xhamitë duhet të ajrosen rregullisht dhe numri i xhematlinjve nga mosha 12 deri në 65 vjeç që vijnë në xhami do të jetë i kufizuar duke mbajtur distancën prej 1,5 m. Çdo xhematlinjë duhet të marrë me vete Kuranin, maskën dhe sexhaden personale dhe duhet te shënojë emrin në listën e regjistrimit.

Kryetari i UIAZD Mensur Halili komentoi këtë si vijon:

„Të dashur vëllezër dhe motra, udhëzuesi i mësipërm nuk e kupton që xhamitë të hapen menjëherë dhe plotësisht. Unioni i qendrave Islame Shqiptare në Gjermani (UIAZD) vazhdon të marrë këtë qëndrim duke patur parasysh vendimet që merren në kuadër të KRM që bazohen nga shifrat e deritanishme të përhapjes së epidemisë dhe se çfarë vaksine apo ilaçi do të mposhtë këtë epidemi që të bëhet e mundur hapja e xhamijave përgjithmonë.
Ky vendim dhe qëndrim nuk është aspak i lehtë për ne. Por, në përgjegjësinë tonë para Allahut dhe jetës së njerëzve dhe duke pasur parasysh kushtet dhe kufizimet me të cilat aktualisht është e lidhur hapja e një xhamie, ne arrijmë në përfundimin se do vazhdojmë t’i përmbahemi këtij rekomandimi – dhe Zoti e di më mirë. „

Dokumente zum Download

Nach oben scrollen