Selam alejkum ve Rahmetullah
Të nderuar Imam, kryesi dhe anëtare të qendrës përkatëse,
Shpresoj që të jeni sa më mirë me shëndet, punë e iman!
Duke pasur parasysh gjendjen alarmante të përhapjes së virusit COVID-19 në Gjermani, për
parandalimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive dhe mbrojtjen e shëndetit te popullatës,
rekomandojmë këto masa të menjëhershme për xhematet tona:
• Anulimi i mësim-besimit në Mektebet e qendrave tona.
• Shkurtimi i namazit të Xhumasë dmth nuk mbahet ders para namazit dhe shkurtimi i hutbes.
• Këshillohen të moshuarit si grupi më i rrezikuar nga Virusi Korona që të falen në ambientet shtëpiake.
• Pezullimi i të gjitha aktiviteteve brenda ambienteve të xhamisë.
• Rritja e shkallës së larte të higjienës në xhamitë tona.
• Edukimi i njerëzve tanë për situatën e re.
• Predikimi rreth mbështetjes tek Zoti dhe shmangëja e panikut.
Të nderuar efendilere dhe kryesi të xhamijave, kërkohet nga ju që këto rekomandime ti kaloni në
xhematet tuaja dhe ti informoni ata për nevojën dhe rëndësin e veprimit parandalues prej
Coronavirus dhe ndjekja e udhëzimeve të institucioneve shtetërore pasi rekomandime në raste të
tilla nuk kanë pengesë fetare.
Me respekt:
Mensur ef. Halili